Vaj Ricini Organik 100 ml Drasanvi
1,500.00 L
Vaji i ricinit eshte nje vaj vegjetal i perftuar nga farat e bimes Ricinus communis.
Ky vaj eshte i pasur me Vitaminë E dhe acide yndyrore, te cilat i japin veti hidratuese. Por mbi te gjitha, eshte i njohur per kujdesin ndaj folikulave, duke ndihmuar ne permiresimin e pamjes se vetullave, qerpikeve dhe flokeve te thate dhe/ose te demtuar, duke i bere te duken me te plote dhe me te dendur. Falë vetive te tij, mund te perdoret edhe per thonjte e dobet.
Si perdoret:
Per qerpiket: Me lekure te paster dhe para gjumit, vendosni nje sasi te vogel vaji ne aplikator dhe kalojeni nga rrenjet drejt majave. Mos harroni ta aplikoni edhe ne bazen e qerpikeve me furce. Lereni gjate nates dhe ne mengjes lajini me uje te vaket.
Per vetullat: Aplikojeni ne drejtimin e rritjes se qimeve dhe, ashtu si per qerpiket, mos e hiqni deri diten e neserme.
Per lekuren: Ne lekure te paster dhe te thate, aplikoni nje sasi te vogel vaji ne zonen e deshiruar dhe masazhojeni derisa te perthithet plotesisht.
Per floket: Aplikojeni vajin nga mesi i gjatesise deri ne maja dhe lereni te veproje per te pakten 15 minuta. Per hidratim me intensiv, mund t’i mbuloni floket me nje kapuc.







Reviews
There are no reviews yet.